Çudia më e madhe kësaj jave vjen nga kampionati kinez, atje ku sulmuesi i Shandong Lunen, Diego Tardeli është dënuar nga federata kineze e futbollit me një ndeshje pezullim.

Arsyeja e këtij dënimi është qesharake dhe e padëgjuar më parë. Gjithçka nisi pak sekonda para se të fillonte ndeshja ndaj Shanghai SIPG.

Në momentin që po transmetohej himni kombëtar, sulmuesi brazilian vendosi për një moment duart në fytyrë, kaq ka mjaftuar që pak orë pas përfundimit të takimit lojtarit t’i komunikohet vendimi mbi pezullimin e një ndeshje.

Sipas rregullores së federatës kineze, shkelja e bërë nga Tardeli bën pjesë në kategorinë e ‘sjelljeve jo dinjitoze’./sport-ekspres/