Ka duruar shume, duke degjuar edhe te pavertetat e asaj ngjarje. Ka degjuar shpifje e shume gjera te tjera te cilet e benin ate dhe pjestaret e tjere te Vllaznise “dhunues” kur ne fakt eshte e kunderta. Pikerisht per te gjithe keto, pasi ka pritur te zbutet situata e t’i analizoje mire gjerat, presidenti i Vllaznise se femrave Lazer Matija ka dale sot ne nje konference per shtyp, per te thene shume gjera ne lidhje me ngjarjet e ndodhura diten e shtune ne ndeshjen ndaj Tiranes.

“Ne kishim shkuar ne Tirane per nje ndeshje normale kampionati sepse me skemen e re rezultati i saj nuk vlen asgje per secilen skuader ngaqe e kemi te sigurte se do te jemi pjese e “Final Four”. Por menyra si u organizua kjo ndeshje dhe shume gjera te tjera, me bejne te mendoj se çdo gje ka qene e organizuar nga ekipi i Tiranes.

Nese kjo eshte e vertete, eshte diçka po aq e turpshme sa ajo qe ka ndodhur ate dite ne fushen e lojes. Nuk dua te jap nje mendim te prere per kete gje, por kemi indiciet e mjaftueshme per te kuptuar se Vllaznia ne nje forme a ne nje tjeter te dhunohej. Ndoshta ajo çfare ndodhi ka dale jashte edhe parashikimeve te organizatoreve.

Ne kemi qene ne nje numer inferior ne krahasim me ato te Tiranes sepse siç e thashe, nuk kishim shkuar per tjeter gje veçse per te luajtur nje ndeshje normale futbolli sepse te ishte ndryshe, padyshim qe do t’i kishim marre masat ndryshe dhe do te kishim marre edhe ndonje njeri tjeter me vete.

Jemi munduar te mbrojme veten, por numri i madh i civileve te pranishem ne fushen e lojes me bejne te mendoj se çdo gje ka qene e pergatitur. Dua te permend ketu qe me perjashtim te trajnerit Gallo dhe ndihmeses se tij qe kane mbajtur nje qendrim shume korrekt dhe jane munduar ta shuajne sherrin, e gjithe pjesa tjeter ka marre pjese ne dhunen kunder nesh. Duke perfshire ketu edhe ndihmestrajnerin tjeter, madje edhe doktorin e ekipit, punetoret e fushes, apo dhe tifoze te ndryshem.

Minimalisht klubi Tirana duhej te kishte kerkuar ndjese per mosmarrjen e duhur te masave organizative te ndeshjes, sepse per gjerat e tjera pastaj do jene instancat perkatese qe do te hetojne dhe do te japin vendimet e tyre. Por nuk vepruan keshtu, madje bene nje deklarate te turpshme duke e lidhur kete ngjarje me diten e luftes kunder dhunes ndaj grave.

Me pas nxorren nje te ashtuquajture drejtoreshe te klubit te flase e te akuzoje. Kur ne fakt eshte kjo drejtoreshe qe nga fillimi e deri ne fund ka dhunuar dhe bashke me te edhe tre lojtare qe sipas informacioneve i kishte sjellur ajo nga Kosova, pikerisht lojtaret me numrin 27, 8 dhe portierja. Pjesa tjeter e lojtareve te Tiranes ka mbajtur nje qendrim shume korrekt.

Kjo drejtoreshe qe na del edhe ne televizion me qafore, ne fakt mund te vendose çfare te doje, sepse me show-in e saj na ben nder ngaqe tregoi fytyren e vertete te saj dhe te klubit qe ajo perfaqeson. Une nuk e di sesi ka mundesi qe klubi Tirana te perfaqesohet me kete njeri qe shpif dhe sajon shume gjera. Megjithate duket se po e perdorin per te arritur synimet qe kane.

Prej dy vitesh kam deklaruar se segmente te caktuara jane bere xheloze me sukseset e Vllaznise dhe ne fakt ekipet e tjera e kane te gjithe te drejten te synojne per ta mposhtuar Vllaznine, por ne fushen e lojes dhe jo me dhune. Nje gje e tille filloi te orkestrohej edhe sezonin e kaluar ne perballjet me Apolonine apo dhe Tiranen, por nuk ndodhi atehere dhe ndodhi tani.

Nuk jam aspak i interesuar per ate se çfare do te vendose Komisioni i Disiplines. Jam i mendimit se ai do te hetoje dhe do te nxjerre shkaktaret e vertete te dhunes. Vllaznia ka qene shembull jo vetem ne fushen e lojes por edhe ne organizimin e ndeshjeve gjithmone, si ato kombetare dhe nderkombetare dhe nuk ka arsye te mendohet ndryshe. Me te eshte krenuar jo vetem Shkodra por edhe Shqiperia dhe ne vend qe ta mbrojme kete pasuri kombetare, po behet çmos per ta denigruar dhe per ta ulur sa me poshte, por nje gje te tille kurrsesi nuk do ta lejojme”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e presidentit te Klubit te Futbollit te femrave Vllaznia Lazer Matija mund ta ndiqni ne videon qe ndodhet ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: