Shqiperia duket se eshte vertete vendi i çudirave edhe ne sport. Sportistet e elites i kemi me pikatore por ka edhe raste qe ndonje i cili evidentohet per talentin e tij, perbuzet nga drejtues te ndryshem.

Keshtu po ndodh me nje notar te shkelqyer shkodran, pikerisht Gabriel Brushtullin. Per te kemi shkruar edhe sefundi si fitues i 5 medaljeve te argjendit dhe bronzit ne kampionatin kombetar te te rinjve ne Itali, duke konkurruar ne 50, 100 dhe 200 metra ne stilin bretkose, si ne pishine 25 dhe 50 metra.

Por nderkohe ky sportist nuk eshte ftuar nga Federata Shqiptare e Notit per te perfaqesuar vendin tone ne Kampionatin Boteror te te rinjve qe po zhvillohet aktualisht ne Hungari. Vendi yne perfaqesohet ne kete eveniment me 11 notarë, djem e vajza por Brushtulli jo, ndonese kohet e tij te arritura sefundi jane rekorde kombetare per te rinj dhe te rritur.

Megjithate ne kombetare nuk mund te jete. Dhe arsyeja eshte vertete qesharake. Gjyshi i tij, i mirenjohuri Mark Shestani, ish- kampioni i madh i Vllaznise ne not, eshte interesuar ne Federate per kete mosthirrje te nipit dhe shpjegimi qe ka marre nga nga sekretarja e federates eshte se “Gabrieli eshte penalizuar dhe nuk eshte çuar ne Kampionatin boteror per te rinjte sepse nena e tij ka folur shume ne facebook kunder Federates!!!.

Nje shpjegim qesharak dhe padiskutim nje absurditet i madh i sportit shqiptar. Vendi yne penalizohet per nje tekë te drejtuesve te Federates, por ne fakt kjo nuk ka ndodhur vetem per Kampionatin Boteror te te rinjve. Gabriel Brushtulli nuk eshte thirrru te perfaqesoje Shqiperine as ne “Olimpiaden Rinore ne Buenos Aires” ne tetor te vitit te kaluar dhe as ne “Boterorin e Korese se Jugut.

Keto jane çudite e notit shqiptar. Injorohet nje 18 vjeçar qe me rezultatet e tij po spikat ne Itali, por gjithnje duke perfaqesuar flamurin shqiptar. Nje kampion dhe rekordmen i padiskutueshem. Gabrieli ka marre pjese ne 2 aktivitete ne Shqiperi vitin e kaluar me kerkese te Federates duke mundur edhe kampionin shqiptar ne fuqi, por pas kesaj Federata e ka injoruar ate duke derguar ne Olimpiada rinore, kampionate boterore ose europiane notare pa rezultate personale te denja per perfaqesimin e vendit tone ne aktivitete kaq prestigjoze.Por perveçse me Gabriel Brushtullin, keshtu po veprohet edhe me sportiste te tjere si Miralba Sula e Zhulian Lavdaniti.
© shkodrasport.com