Eshte vetem 20 vjeç, por qe ne sezonin e tij te pare me te rriturit, po le gjurme dhe kete po e ben ne menyren e duhur me Beselidhjen, skuader qe i ka besuar aftesive te tij. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Rigers Musaraj. Ai edhe ne ndeshjen e fundit, ate te luajtur ne Koplik ndaj Veleçikut eshte shfaqur protagonist.

I ka shenuar te dy golat e ndeshjes duke i dhene fitoren 2-0 lezhjaneve qe po ecin te sigurte drejt kategorise se dyte. Nderkohe per vete Musarajn keto gola e kane çuar ate ne kuoten 12 dhe kesisoj eshte i dyti ne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionati.

Sulmuesi nderkohe ka dhene edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes me Veleçikun teksa eshte shprehur: “Jam i kenaqur per golat qe shenova edhe ne kete ndeshje sepse mbi te gjitha i dhashe tre pike ekipit tim.

Jam i kenaqur me ecurine time te deritanishme, sepse po kaloj nje forme te mire, por kam patur edhe mbeshtetjen e ekipit. Kjo fitorja ndaj Veleçikut na ofroi edhe me shume me arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e pare. Na kane mbetur edhe tre ndeshje dhe shpresoj qe do t’i fitojme edhe ato.

Sa i takon ecurise time, une dua te falenderoj trajnerin Smajli qe me ka dhene besimin per te me patur tek Beselidhja dhe ecuria flet vete per golat e shenuar dhe lojen qe kam zhvilluar”.

Te plote prononcimin e sulmuesit Rigers Musaraj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: