Vllaznia e volejbollit te meshkujve arriti qe te mundte Studentin pas tre ndeshjesh dhe te kualifikohej per ne gjysmefinalen e kampionatit, aty ku do te ndeshet me ekipin me te mire aktualisht te kampionatit, Partizanin. Ndeshja e pare do te zhvillohet pikerisht pasditen e sotme ne kryeqytet.

Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” presidenti i ketij ekipi Aleksander Leqejza i cili nder te tjera eshte shprehur se Vllaznia e ka arritur objektivin e saj kryesor dhe tashme do te mundohet te tregojne nivelin e saj te vertete.

“Kemi arsye pse te gezojme sepse fituam ndaj Studentit dhe u kualifikuam. Mua me kenaq fryma e djemve te rinj e cila ka qene shume domethenese sidomos ne kete ndeshje te trete. Objektivi baze i Vllaznise ky ka qene, kualifikimi ne katershe. Tashme ne jemi te lire te deshmojme vlerat tona ne ndeshjet e rradhes.

Per fatin tone, do te ndeshemi me ekipin e Partizanit, por kjo nuk do te thote qe ne te mos tregojme vlerat tona dhe ne fakt ne kemi nevoje qe t’i tregojme edhe me shume sesa i kemi treguar deri tani. Nderkohe si çdo ekip, padyshim qe kemi filluar te bejme planet tona dhe shpresojme te arrijme ate çka deshirojme”- eshte shprehur Leqejza.

Te plote prononcimin e presidentit te ekipit te Vllaznise ne volejboll per meshkuj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: