Me golat e Kryeziut dhe Biçkajt, Mitrovica ka arritur te fitoje ne shifrat 2-0 miqesoren e djeshme ndaj Vllaznise, luajtur ne fushen sportive te Barbullushit Nje perballje miqesore, por qe brenda ka patur edhe rivalitet.

Pas ndeshjes ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” edhe trajneri i Mitrovices Seid Onbashi. Meqenese ai i njeh te dyja skuadrat, si Vllaznine ashtu edhe Hajvaline, ekipin rival ne Kosove, eshte pyetur se ke sheh si favorit per sfiden e 6 shtatorit te vlefshme per “Champions League”, ai eshte shprehur:

“Edhe pse një ndeshje miqësore, të fitosh ndaj Vllaznisë ka një vlerë të madhe. Mendoj se është një fitore mëse e merituar, bëmë një lojë mjaft të mirë. Kjo fitore na vlejti shumë, duke ditur se javën e ardhshme fillon sezoni i ri dhe na jep një motiv për të kthyër në Mitrovicë titullin kampion.

Vllaznia apo Hajvalia pretendente ne Champions? Une them se Vllaznia është ndër ekipet më të mira në Ballkan. Mendoj se ajo është favorite në grupin e Champions dhe jo rastësisht, por për punën e palodhur që kanë bërë, duke filluar nga presidenti Matija.

Sa i takon synimeve te Mitrovices ne sezonin e ri, une kam qënë në Finlandë dy vitet e fundit dhe tani kam vendosur të kthehem në Mitrovicë. Jam kthyer për një arsye të vetme, t’i kthejmë Mitrovicës titullin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/