Apolonia shkoi më shumë se vendi i katërt në sezonin e kaluar, por edhe përmes fazës “play off” nuk e arriti objektivin madhor.

Prandaj, drejtuesit fierakë morën kohën e tyre, analizuan gjithçka me detaje dhe në fund vendosën që Apolonia të ketë më shumë dalje se sa hyrje në merkaton e verës.

Prioritet kryesor për sezonin e ri është rinovimi i skuadrës me elemente të akademisë, promovimi dhe aktivizimi i tyre si dhe largimi i lojtarëve që u ka skaduar kontrata dhe që nuk do të rinovojnë më tej. 13 ishin të larguarit nga fierakët.

Një formacion i tërë me largime, madje në çdo repart e me dy-tre lojtarë përkatës që mund t’u kushtojë jo pak fierakëve në sezonin e ri që ka nisur dhe që pritet të jetë më i luftuari.

Disa prej futbollistëve të larguar janë transferuar te rivalët, sulmuesi Krasniqi te Tërbunit, apo mesfushori Smaçi drejt Dinamos.

Largimet në masë të bëjnë të mendosh se: Apolonia do të ketë një sezon të vështirë, madje më shumë se sa vjet.