Vllaznia U21 ka arritur te fitoje me rezultatin 2-0 ndaj Beselidhjes ne miqesoren e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Te dy golat e kesaj ndeshje jane shenuar ne pjesen e dyte te saj. Fillimisht ka qene mbrojtesi Gledjan Pusi i cili ka realizuar golin e pare, ndersa i dyti mban “firmen” e sulmuesit nga Ekuadori Frank Obando.

Duhet thene se tek Beselidhja ne kete ndeshje trajneri Dritan Smajli nuk ka patur te gatshem disa futbolliste per arsye demtimesh dhe pikerisht Hepajn, Danajn, Bruken dhe Elbasani.

Nga ana tjeter, te Vllaznia U21 ne kete miqesore ka debutuar ne krye te pankines se saj trajneri Ergi Borshi i cili do te kete detyren te mbroje titullin kampion te ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U21- BESELIDHJA 2-0

Golat: Pusi, Obando

VLLAZNIA U21: Jukaj, Brahimi, Beci, Pusi, Kapllanaj, Cungu, Sala, Paloka, Maliqi, Obando, Dodaj. Trajner Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Bunjaj, Jahja, Muleci, Zaganjori, Dulaj, Shimaj.

BESELIDHJA: L. Kaçaj. Alcani, Zefi, Dibra, Vukaj, Kaceli, Ruqi, Marku, Bardulla, Tatej, Musarai. Trajner Dritan Smajli. U aktivizuan edhe Gjoka, D. Marku, Veseli etj.