Vllaznia e femrave ka prezantuar diten e sotme 9 blerjet e bera gjate merkatos se veres te cilat padyshim e kane bere ate me te forte. Ardhja e 5 lojtareve amerikane, 3 kosovareve dhe 1 malazezez e ka formuar se tepermi organiken e kesaj skuadre.
Por njekohesisht ka shtuar “dhembjet e kokes” per trajnerin Nikolin Leka. Por ky i fundit nuk e konsideron ne kete menyre kete gje perkundrazi. Ne nje prononcim te dhene per mediat diten e sotme para nisjes se ekipit drejt Malit te Zi, ai eshte shprehur:
“Nuk do ta konsideroja dhembje koke faktin qe do kem shume lojtare cilesore ne dispozicion. Perkundrazi, per mua si trajner do te jete me e lehte sepse kur te kthej koken pas nga pankina, do te jem i kenaqur qe kam shume alternativa te tjera ne dispozicion.
Dhembje koke ndoshta do te ishte nese do ktheja koken ne pankine dhe nuk do kisha ke per te zevendesuar. Une jam shume i bindur se me lojtaret qe kane ardhur, jemi bere me te forte dhe do te kerkojme padyshim kualifikimin serish ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.
Nuk jemi shume te interesuar se kush do te jete kundershtari yne. E rendesishme eshte ta pergatisim si duhet ndeshjen e se dieles dhe te kerkojme vetem fitoren per te siguruar ne kete menyre kualifikimin per here te trete ne keto kater vitet e fundit ne turin e dyte te Champions League”- eshte shprehur trajneri Leka.
Te plote intervisten e tij mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: