Skuadra e tij u paraqit shume denjesisht ne fushen e lojes dhe e detyroi Vllaznine te kualifikohej vetem ne shtese. Natyrisht jo keq per nje skuader te kategorise se pare si Flamurtari. Trajneri i tij Marcelo Troisi pas ndeshjes ka fajesuar arbitrin dhe mungesen e eksperiences se tij per eliminimin.

“Mendoj se kemi bere nje ndeshje shume te mire. Kemi humbur nje rast te paster ne pjesen e pare dhe po ashtu edhe nje tjeter ne pjesen e dyte. Ne shtese nderkohe u ndeshkuam nga nje gabim i arbitrit e kjo ndikoi tek ekipi qe pesoi edhe nje gol tjeter me pas.

Ketu i japim fund rrugetimit tone ne kupe dhe do te mendojme vetem per kampionatin. E perseris ishte nje gabim i arbitrim per nje faull ne mesfushe prej te cilit ne pesuam edhe golin e dyte dhe kjo mbylli gjithçka sepse ne nuk kemi lojtare me shume eksperience ne fushe dhe si rrjedhoje ata u merziten nga kjo gje, duke e mbyllur ndeshjen.

I urojme suksese Vllaznise ndersa ne do te mendojme per garen tone ne kampionat. Eshte shume e forte, por ka edhe nje rruge shume te gjate perpara por ne jemi te fokusuar tek ndeshja e rradhes”- eshte shprehur trajneri Troisi./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit te Flamurtarit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: