Vllaznia ne volejboll per femra ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 3-0 ndaj Barleti Volley ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Nje fitore kjo me shume vlere sepse eshte arritur ndaj nje rivali direkt.

Natyrisht qe nje fakt i tille e ka lumturuar edhe me shume trajneren e ketij ekipi, te mirenjohuren Nora Deda. Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje, eshte shprehur:

“Jam shume e kenaqur per kete sukses. Kuptohet qe fitorja i jep kenaqesi publikut, i jep nje vlere Vllaznise se Shkodres. E nisa kete ndeshje me shume besim, e para me besim ne Zot, e dyta ne mundin qe kane bere vajzat. Kemi 19 dite qe punojme me to, 19 dite pune vetem me mbrojtjen.

Dhe pikerisht kjo pune qe kemi bere ne mbrojtje, dhuroi sot fitoren dhe spektaklin. Jam shume e kenaqur, por e perseris, e gjithe merita shkon per vajzat”.

Te plote prononcimin e trajneres Nora Deda mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: