Gjyqtari nga Durrësi, Florjan Lata, ka gjykuar ditën e djeshme një nga ndeshjet më “fair play”. Gjatë gjithë sfidës mbizotëroi një marrëdhënie korrekte mes lojtarëve, si dhe ndërhyrjet rezultuan të ishin të gjitha nën nivelin e ndëshkimit me karton të verdhë.

Nga ana tjetër, gjyqtari nuk u përball me asnjë moment të dyshimtë dhe të vështirë për të vendosur. I vetmi çast për t’u diskutuar është ai i minutës së 35-të kur Sota shënon golin e dytë për Partizanin.

Para se topi të shkonte në rrjetë, Hakaj tenton ta devijojë, por nuk ia arrin në një duel me Da Silvën.

Mbrojtësi i Vllaznisë pretendon për shtyrje të brazilianit, por pamjet i japin të drejtë Latës, që vijoi lojën. Da Silva e ka prekur Hakajn, por nuk e ka penguar aspak që të kërcejë.