Vllaznia do te luaje neser ndaj Partizanit ndeshjen e kthimit te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ajo favorizohet nga fitorja 3-1 ne ndeshjen e pare ne Shkoder, por per zevendestrajnerin Vioresin Sinani asgje nuk ka perfunduar sa i takon kualifikimit.
Krahu i djathte i trajnerit Josa ka dale sot para gazetareve ne konferencen e zakonshme per shtyp teksa ne lidhje me takimin e neserm eshte shprehur:
“Ne e dime qe na pret nje ndeshje e veshtire neser. Vertete kemi fituar 3-1 ndeshjen e pare duke bere nje hap shume te mire per kualifikimin, por kemi edhe nje hap tjeter per te hedhur dhe per t’u kualifikuar ne gjysmefinale. Djemte jane te mobilizuar, jane stervitur mire, e dine qe do kene perballe nje kundershtar te forte, por njekohesisht jane te bindur se do e kalojne me sukses.
Rezultati 3-1 i takimit te pare eshte i mire per ne, por jo çdo gje ka mbaruar. Jo me kot kupa ka specifiken e vet dhe nuk eshte si kampionati sepse jane dy ndeshje. Na pret nje beteje, por e perseris, jemi te pergatitur per ta kaluar me sukses.
Bilancet per mua jane thjesht nje tregues i asaj se çfare ka ndodhur ne ndeshjet e meparshme. Per sfiden e neserme rendesi ka qe ekipi te jete ne 100 perqindshin e tij dhe e rendesishme eshte qe neser te kualifikohemi”./SHKODRA-SPORT.COM/