Vllaznia ne volejboll per femra ka gjetur fitoren e pare ne kampionat duke mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin “Barleti Volley” ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ne pamje te pare duket nje fitore e lehte por ne fakt nuk ka qene e tille. Vajzat shkodrane vetem ne setin e pare kane fituar lehtesisht ne shifrat 25-10 dhe kjo krijoi idene se ndeshja do mbyllej shpejt, por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne dy te tjeret, do te kishte shume rivalitet dhe ato vetem ne fund do te fitoheshin nga Vllaznia ne shifrat 25-23 dhe 26-24. Nje fitore qe eshte pritur mjaft mire edhe nga drejtuesit e ekipit te Vllaznise sepse u arrit ndaj nje rivali direkt siç eshte Barleti.

Trajnerja Nora Deda eshte pare te jete e lumtur per kete sukses dhe ka gjetur kohe edhe te falenderoj te gjitha vajzat e ekipit dhe veçanerisht kapitenen Zhivani, e te tjerat me rradhe, Becin, Gjyshjen, Kaçin, Agollin, Kodren, Erkoçin etj./SHKODRA-SPORT.COM/