Pas humbjes javen e kaluar, Vllaznia futsall eshte rikthyer sot tek fitorja ne kampionat. Ajo ka arritur te triumfoje me rezultatin 7-4 ndaj ekipit te Forcave te Armatosura ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj e kane dominuar ndeshjen ndaj fillimi e deri ne fund teksa pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 4-2 ne favorin e tyre.

Epersia ka ardhur duke u rritur dhe thelluar edhe ne pjesen e dyte dhe Vllaznia ka shenuar edhe tre gola te tjere ndersa kundershtari ka shenaur dy gola duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej me rezultatin 7-4.

Per ekipin shkodran tre prej golave mbajne firmen e futbollistit Lera, ndersa nga dy gola kane shenuar futbollistet Hasaj dhe Lekiq qe kane kompletuar ne kete menyre fitoren e rradhes per te.

Me kete fitore, Vllaznia futsall eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve duke qene ne kuote te barabarte me Flamurtarin dhe Tiranen qe kane edhe nje ndeshje tjeter per te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/