Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot miqësoren e dytë më Bosnje-Hercegovinën U-17, që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Air Albania” e që u mbyll në barazim 0-0. Ashtu si dy dite me pare serish kuqezinjte nuk arrijne te gjejne rrugen e rrjetes dhe kjo e ben edhe me te dukshem gabimin e stafit teknik qe nuk grumbulloi golashenuesin me te mire te kampionatit, futbollistin e Vllaznise Gerald Kubazi.
Trajneri Ervi Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari, Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini, Mateo Dashi, Oresti Kule, Dean Vranici, Glenis Belloj, Ersi Bode, Flavio Sulejmani.
Skuadrat i kalojnë minutat e para duke studiuar njëra-tjetrën, ndërsa Bosnja ka rastin e parë të ndeshjes pas një aksioni nga e djathta me kapitenin Kurti që neutralizon një goditje të rrezikshme brenda zonës së vogël , duke e dërguar topin në këndore.
Në minutën e 21-të Mateo Dashi ka në këmbët e tij një mundësi të mirë pas një këndoreje, por gabon në momentin e fundit me gjuajtjen e tij që përfundon jashtë. Vetëm tre minuta më vonë Dean Vranici del në një pozicion të mirë në hyrje të zonës pas një aksioni të bukur nga qendra dhe godet me të majtën me topin që për fat të keq përfundon jashtë. Është momenti i Shqipërisë dhe në aksioni pasardhës kuqezinjtë godasin shtyllën pas një krosimi nga e djathta dhe në vazhdim Kurti tenton me kokë, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja boshnjake.
Në minutën e 39-të është radha e Sulejmanit të provojë shansin para portës, duke finalizuar një aksion të bukur me një gjuajtje nga shumë afër, që bllokohet nga portieri Jurkas. Tjetër rast flagrant në minutën e 43-të me topin e goditur bukur nga Bode që përplaste në shtyllën pingule. Bosnja provon të reagojë dhe i afrohet golit në minutën e 45-të me gjuajtjen e me kokë të Popoviç që përfundon jashtë shumë pranë shtyllës.
Në pjesën e dytë Bulku bën zëvendësime duke hedhur në fushë Devi Duron, Endi Halilin, Egert Selmanin dhe Federik Toskun, ndërsa edhe Bosnja freskon forcat. Janë boshnjakët që rrezikojnë të parët me Rizvic godet portën dhe Dervishi në vështirësi e nxjerr topin jashtë mbi traversë. Në minutën e 63-të Bosnja mbetet me 10 lojtarë pasi Marcetic ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Dervishi.
Me superioritet numerik kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe zëvendësimet i japin një tjetër ritëm Kombëtares, që afrohet disa herë rrezikshëm në anët e portës boshnjake. Devi Duro shkëputet bukur nga e majta në minutën e 83-të dhe pasi hyn në zonë godet, por topi pritet nga portieri boshnjak. Pavarësisht përpjekjeve ndeshje mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0, njësoj si edhe miqësorja e parë e zhvilluar në Durrës dy ditë më parë.
Kombëtarja U-17 mbylli kështu përgatitjet e radhës që po kryhen para ndeshjeve të fazës Elite Round të Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.
Ndeshje miqësore
Shqipëri U17 – Bosnje-Hercegovinë U-17 0-0
Shqipëria U-17: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari (Ergi Çela 70’), Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini (Ivan Ivanaj 89’), Mateo Dashi (Endi Halili 52’), Oresti Kule (Selmani 46’), Dean Vranici (Devi Duro 52’), Glenis Belloj (Enio Karepi 70’), Ersi Bode (Frederik Tosku 60’), Flavio Sulejmani.