Vllaznia U21 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Ne ndeshjen e rradhes, ajo ka arritur te munde me rezultatin 2-1 ndaj Teutes, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ka qene futbollisti Seit Çela ai qe do te zhbllokonte rezultatin ne minuten e 16-te duke kaluar ne avantazh ekipin shkodran. Por durrsaket do te reagonin dhe pas disa perpjekjesh, do te arrinin te shenonin me ane te futbollistit Dana.

Pjesa e pare e ndeshjes ne kete menyre do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. Ne fillimin e se dytes, Vllaznia U21 duke mos qene dakord me kete rezultat hidhet e gjitha ne sulm dhe si rrjedhoje arrin edhe ta shenoje golin e dyte.

Autor i tij do te ishte serish braziliani Andrey Yago i cili duket se “shkelqimin” e tij e ka tek ekipi U21, por ne fakt ai ka ardhur ne merkaton e janarit per te luajtur me ekipin e pare te Vllaznise.

Pas golit te Yagos, nuk do te kishte me te tjere dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e ngushte 2-1 te kuqebluve te drejtuar nga trajneri Ergi Borshi. Me kete fitore, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 29 pikeve dhe mban vendin e katert te renditjesv pas javes se 18-te te kampionatit./www.shkodrasport.com/