Florian Zekja deklaron edhe njehere tjeter se nuk ka nder mend te vazhdoje te sponsorizoje per ekipin e volejbollit te femrave te Vllaznise, por njekohesisht as te aplikoje per te perfituar fondin e Bashkise Shkoder per kete shoqate.
Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ai ben te ditur se pavaresisht disa paralajmerive per pershpjetim te gjerave, institucioni i pushtetit lokal nuk veproi ashtu si duhet dhe si rrjedhoje, ai ka vendosur qe te mos bashkepunoje me me te.
“U vendos qe per nje periudhe 2-3 ditore te beheshin degjesat me te gjitha shoqatat sportive dhe kjo eshte diçka tallese sepse ato duhej te kishin filluar qe ne muajin shtator. Duhej te ishte dale ne nje konkluzion qe secili sport ne baze te aftesive, ne baze te shpenzimeve dhe meritave dhe kontigjentit qe kane dhe kontributit, te kishin edhe mbeshtetjen e duhur te Bashkise.
Por tani nuk kemi se çfare t’i bejme as une dhe as klubet e tjera. Kjo eshte nje plage qe ka nisur tani, por qe do te vuhet gjate gjithe kampionatit. Bashkia Shkoder nuk po vepron ne menyren e duhur per mbeshtetjen e sportit dhe per kete me vjen keq”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e z. Zekja mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: