HomeKRYESOREVjen zyrtarizimi nga ana e klubit, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Vjen zyrtarizimi nga ana e klubit, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i Oltion Kërnajës si trajneri i ekipit U-21 të Kukësit.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tregohet se tashmë Kukësi U-21 do t;i besohet Kërnajës, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Valbonën, Tërbunin dhe Luzin.

“FK Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Oltion Kërnaja, të cili do t’i besohet drejtimi i skuadrës U21. Pas emërimit të Rraman Hallaçit në krye të pankinës së ekipit të parë, Kërnaja do të drejtojë ekipin e të rinjve. Kërnaja ka drejtuar në Shqipëri ekipin e Valbonës, Tërbunit e Luzit.

Kukësi U21 ka qenë në vitet e fundit një skuadër që i ka shërbyer të rinjve për të arritur në ekipin e parë. Futbollistë si Peposhi, Sula, Murati apo edhe të tjerë, ishin pjesë e U21 para se të bashkoheshin me ekipin A. Klubi i uron suksese trajnerit Oltion Kërnaja!”, shkruan klubi i Kukësit.

Kernaja deri para disa kohesh ka drejtuar ekipin e Valbones por disa probleme qe i dolen rruges, bene qe ai te largohej por gjithsesi nuk ka qendruar gjate pa pune sepse tashme do te jete ne krye te Kukesi U21.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments