Vlerat e futbollistëve shpesh përcaktojnë vlerat e tyre në fushën e lojës dhe më patjetër tregojnë se janë lojtarë të rëndësishëm në ekipet ku luajnë.
Edhe në vitet e fundit ka statistika dhe vlera reale edhe për futbollistët që aktivizohen në Superiore, duke i dhënë një pasqyrë më të qartë edhe futbollistëve apo kualiteteve që përmban kampionati ynë. Zakonisht ata që vlërësohen më shumë në merkato janë futbollistët sulmues.
Përjashtim nga ky ‘rregull’ nuk bën as Superliga, ku 3 futbollistët më të vlerësuar i ka sulmues. Duke filluar nga Redon Xhixha i Tiranës që në treg kap vlerën e 550 mijë eurove.
Autori i 10 golave deri më tani në kampionat është lojtar më i shtrenjtë në futbollin shqiptar. Pas tij vjen kundërshtari i laçianit tek Partizani, Xhuliano Skuka. Numri 9-të i ‘demave’ shkon në vlerën e 500 mijë euro të kartonit në tregun e shit-blerjeve të futbollistëve.
Treshen e parë e mbyll Florent Hasani i Tiranës. Anësori Kosovar ka një çmim prej 400 mijë eurosh për çdo ekip që kërkon ta ketë në gjirin e vet, në të njëjtin çmim vlerësohet edhe mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri.
Për të parë një futbollist të Vllaznisë në listën e më të vlerësuarve duhet të shkojmë tek Fjoart Jonuzi. Për shumë kënd ndoshta surprizë, por kuksiani kap vlerën e 325 mijë eurove në merkato. Duke qenë kështu lojtari më i shtrenjtë në rradhët e kuqebluve.
Pas tij tek Vllaznia vijnë me rradhë: Gurishta, Marku, Latifi dhe Alivoda, të gjithë në çmimin 300 mijë euro. Ku për Alivoden ka një rritje të jashtëzakonshmë të vlerës së kartonit. Përsa i përket futbollistëvë shkodranë më vlerën më të lartë, vendi i parë mbahet nga Rubin Hebaj. Sulmuesi i Teutës ka një vlerë prej 350 mijë eurosh në merkato, duke treguar se jo më kot është lojtari kryesor i ‘djemëve të detit’.
Endri ÇINARI