Ndeshja e rradhës për ekipin e dytë të klubit shkodran do të jetë ajo që do të zhvillojë në fushën e vet ndaj Burrelit.

Padyshim që kemi të bëjmë me një sfidë shumë të rëndësishme e cila duhet fituar patjetër.

Por kur do të luhet ky takim? Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ai të luhet të dielën në orën 16.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Trajneri Kraja dhe futbollistët e tij sigurisht që do të tentojnë me çdo kusht të marrin trepikëshin sepse është e vetmja rrugë për të mbetur ende në lojë me objektivin e tyre për qëndrimin sërish në kategorinë e parë.

kuptohet se nuk do të jetë e lehtë fitorja ndaj matjanëve megjithatë këtë herë, pjesë e ekipit “Vllaznia B” do të jenë edhe disa futbollistë të ekipit A që luan një ditë më parë ndeshjen e rradhës kundër Lushnjës.
© shkodrasport.com