Dy ditë më parë është prezantuar edhe shorti i Kupës së Shqipërisë për sezonin e ri futbollistik. Në të do të marrin pjesë ekipet e Superligës dhe ato të kategorisë së parë. Por çuditërisht në mes këtyre ekipeve mungon Vllaznia B e cila siç dihet merr pjesë sivjet për herë të parë në kategorinë e parë. Në vend të saj në mënyrë të padrejtë është rregjistruar ekipi i Vorës i cili u rendit pas shkodranëve në kampionatin e kategorisë së dytë.

Pretendimet e institucionit të futbollit mund të kenë qenë se nuk mund të marrin pjesë dy ekipe të të njëjtit klub në të njëjtin kompeticion por fare mirë kjo gjë mund të shmangej me kalimin e Vllaznisë B në grupin e jugut. Trajneri Ervis Kraja dhe futbollistët e këtij ekipi janë shprehur të çuditur me një vendim të tillë sepse e kanë pritur me interes shortin e Kupës së Shqipërisë për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndesheshin.

© shkodrasport.com