Rëndësia e madhe që ka ndeshja Lushnja- Vllaznia për klubin shkodran ka bërë që drejtuesit e tij të bëjnë një kërkesë zyrtare për spostimin e ndeshjes së ekipit B ndaj Besëlidhjes për të dielën.

Një kërkesë e ligjshme nisur edhe nga fakti se e gjithë administrata e klubit do të jetë në Lushnjë këtë të shtunë.

Përpos kësaj, fakti që ekipet B janë krijuar për t’i shërbyer ekipeve të para, do të thotë se duke luajtur në të njëjtën ditë të dy ekipet, këto nuk po i shërbejnë njëri- tjetrit.

Po ashtu, fusha “Reshit Rusi” ku luhen këto ndeshje, do të jetë e zënë me disa ndeshje të tjera të ekipeve të Akademisë Vllaznia.

Tashmë pritet vendimi i Federatës nëse do ta shtyjë apo jo ndeshjen Vllaznia B- Besëlidhja e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 14.00
© shkodrasport.com