Atleti shkodran Izmir Smajlaj siç kemi bërë të ditur, prej disa kohësh ndodhet në Turqi.
Ai është duke u përgatit për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Stamboll më datë 17 të këtij muaji.
Por njëkohësisht, gjatë kohëve të pushimit, gjen kohë edhe të vizitojë kryeqytetin e këtij vendi, madje edhe të fotografohet në vende të ndryshe.
Më e bukura padyshim ka qenë veshja e tij si sulltan.
Një veshje që në fakt i shkon shumë dhe nuk të jep pastaj përshtypjen e një sportisti të shkëlqyer, Kampion Europe në fuqi.
Në vetvete Izmiri është “sulltan” ngaqë është më i miri i kontinentit por pikësynimi i tij është të vazhdojë sërish në rrugën e sukseseve.
Për këtë arsye po punon fort dhe rezultatet e para të këtij viti pritet të vijnë shumë shpejt.
© shkodrasport.com