Vllaznia ne basketboll per te rinj vijon rrugetimin e suksesshem ne kampionat dhe mesditen e sotme mori edhe fitoren e nente rradhazi duke mundur kete here ekipin e Partizanit.

Nje fitore madje qe ka qene shume e thelle teksa i gjithe takimi i luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” eshte mbyllur ne shifrat 90-26.

Basketbollistet e rinj shkodrane nuk e kane patur aspak te veshtire per ta fituar kete takim ndonese perballe kishin nje emer te madh ne basketbollin shqiptar si Partizani, por ekipi i tij i te rinjve linte shume per te deshiruar.

Pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 40 me 14. Nderkohe ne perioden e trete te kuqte kane shenuar vetem 3 pike perballe 30 pikeve te shkodraneve qe erdhen duke e thelluar rezultatin.

Ne perioden e katert gjithçka mori rrjedhen e duhur dhe i gjithe takimi eshte fituar me rezultatin e thelle 90-26, pra me plot 64 pike diference. Madje ajo mund te kishte qene edhe me e thelle por trajneri Hallunaj ka aktivizuar te gjithe lojtaret qe ka patur ne dispozicion.

Me 9 fitore te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura, Vllaznia vijon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit dhe duket se do jete pretendentja kryesore sivjet per fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport.com