Vllaznia e femrave ka hedhur edhe nje tjeter hap te rendesishem drejt titullit te 10-te kampion. Ajo ka fituar edhe ndaj Apolonise dhe javen e ardhshme pret te kurorezohet si kampione.

Por fitorja e sotme ndaj fierakeve ne vend qe t’i gezonte, i ka merzitur futbollistet kuqeblu. Arsyeja eshte se kane pesuar te parin dhe te vetmin gol deri tani dhe si rrjedhoje ne fund te takimit ndaj Apolonise te fituar me rezultatin 2-1 nuk ka patur feste ne kampin shkodran.

Ne takimin e luajtur ne stadiumin “Loni Papuçiu” te Fierit, gjithçka ka nisur mire per Vllaznine e cila ka kaluar shume shpejt ne avantazh me ane te futbollistes Megi Doçi. Vazhdimi i lojes eshte shoqeruar me disa probleme me arbitrimin dhe kjo ka sjelle nje nervozisem ne kampin shkodran.

Nderkohe nje minute para fundit te pjeses se pare ka qene sulmuesi Troka qe me nje goditje nga jashte zone ka shenuar nje gol shume te bukur duke barazuar shifrat ne 1-1.

Ne pjesen e dyte, loja eshte zhvilluar vetem ne njeren gjysmefushe, ate te Apolonise, por lojtaret e Vllaznise nuk kane qene te qeta dhe goli ka vonuar te dale ne drite. Ai do te shenohej ne minutat shtese, kur pas nje goditje te forte, topi eshte perplasur ne shtylle dhe eshte rikthyer ne zone, aty ku mesfushorja Arlinda Kodra e ka shtyre per ne rrjete.

Perfundimisht 2-1 per Vllaznine qe vazhdon te udheheqe e vetme renditjen me pike te plota 51, duke qene e shkeputur tre pike larg Tiranes se vendit te dyte, skuader me te cilen do te ndeshet javen e ardhshme ne “Loro Boriçi” ne ndeshjen e fundit te kampionatit ku do te percaktohet edhe skuadra kampione e ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/