Rëndësia e ndeshjes të së dielës me Partizanin është e madhe prandaj I tillë është edhe vlerësimi I bërë për të në rradhët e drejtuesve të klubit. Për këtë arsye, është vendosur që ekipi të grumbullohet në hotel “Meteor” që në mbrëmjen e së premtes. Kjo është bërë me qëllim rritjen e përgjegjësisë tek futbollistët në prag të këtij takimi. Në fakt nuk kishte ndodhur më parë që skuadra të grumbullohej dy ditë përpara, sidomos para ndeshjeve që luhen në Shkodër megjithatë kjo tregon për rëndësinë e ndeshjes. Në fakt, e rëndësishme ajo shihet edhe nga Partizani. Skuadra e cila mban vendin e dytë aktualisht në renditje, pritet të vijë në Shkodër me një numër të madh tifozësh. Kjo ka bërë që edhe në rradhët e tifozërisë kuqeblu të ketë një interes më të madh në krahasim me takimet e tjera. Fakti që hyrja do jetë e lirë, pa bileta në këtë takim, është një shtysë më tepër për një numër më të madh tifozësh. Aq më shumë se po vihet re një sensibilizim më I madh tek ato për vetë rëndësinë që ka ky takim. Ndërkohë, ekipi I Vllaznisë ka vijuar normalisht me stërvitjen gjatë këtyre ditëve. Planet e stafit drejtues janë prishur disi me dëmtimet e Tafilit dhe Bardullës. Dy mesfushorët janë duke marrë rikuperimin e duhur nga stafi mjekësor dhe ende nuk dihet nëse do jenë të gatshëm apo jo. Pavarësisht këtij fakti, objektivi I kuqebluve për këtë ndeshje nuk ndryshon teksa atyre nuk u bën punë as barazimi.

© shkodrasport.com