Federata Shqiptare e Kick Thai Boxing ka zhvilluar mbledhjen e radhes te Asamblese. Mbledhja eshte drejtuar nga Presidenti i Federates Arbis Vjerdha. I pranishem ne kete asamble ishte edhe Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Viron Bezhani. Ky i fundit sqaroi se Ministria e Sporteve njeh dy federata te Kick Box por la te kuptohej se KOKSH do te njohe federaten qe drejton Arbis Vjerdha dhe jo ate qe drejtohet nga Xhavit Bajrami.


Bezhani konfirmoi edhe njehere se po punohet intensivisht qe te mos kete me federata paralele. Presidenti i Federates te Kick Thai Boxing, Arbis Vjerdha deklaroi se tashme ky sport eshte ne rruge te mbare. Gjate mbledhje se asamblese eshte diskutuar mbi arritjet gjate vitit te kaluar por edhe problemet e hasura si dhe aktivitetin vjetor financiar. Kete vit priten te tjera rezultate pozitive ne sportin e Kick Box. Megjithate me shume sesa per arritjet e ketij sporti, sigurisht qe duhet sqaruar njehere e mire se cila eshte Federata qe perfaqeson Shqiperine sepse keshtu si kane shkuar punet, sporti shqiptar eshte kthyer ne nje lemsh te vertete.

 

© shkodrasport.com