Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore kanë mbyllur sfidat e javës së 15-të, por edhe kanë ulur siparin për vitin kalendarik të futbollit të elitës në vendin tonë. Sfida të cilat kanë konfirmuar se gjithçka do të jetë e hapur në tabelën e klasifikimit kur kampionati të kthehet në janar.

Renditja sheh Partizanin të parin të shkëputur nga Tirana dhe ndjekësit e tjerë. Por ndërkohë fitorja e sotme e Egnatias ndaj Kastriotit i ka siguruar rrogozhinasve vendin e tretë në klasifikim, që pakkush e kishte menduar në fillim të sezonit.

Më pas vjen Erzeni, i cili mori vetëm një pikë ndaj Bylisit, duke siguruar 22 pikë në 15 javët e para, po aq sa Vllaznia e cila iu kthye fitoreve ndaj Teutës me një goleadë që i mungonte prej kohësh.

Kjo do të bëjë më të ngjeshur luftën për Europën, por edhe atë për fundin e klasifikimit ku vetëm 4 pikë ndajnë vendin e fundit që mbahet nga Teuta me Kastriotin që është jashtë zonës së ftohte në vendin e 7.

JAVA 15

Të mërkurën

Kukësi-Laçi 1-0

Tirana-Partizani 0-1

Të enjten

Erzeni-Bylis 1-1

Kastrioti-Egnatia 2-3

Vllaznia-Teuta 4-0