Vllaznia e femrave e nisi ne menyren e duhur fazen e dyte te kampionatit duke fituar me rezultatin e thelle 12-0 ndaj ekipit te Laçit ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Pavaresisht perpjekjeve te ekipit kundershtar, ai nuk ia ka dale te rivalizoje kampionet ne fuqi te vendit te cilat gjithashtu kishin aktivizuar edhe dy lojtareve 16 vjeçare ne formacion, me idene e qarte per t’u dhene edhe atyre minuta aktivizimi.

Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar shume shpejt, me ane te Luçije Gjinit dhe me pas do te vinin kater gola njeri pas tjetrit te shenuar nga Megi Doçi dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 5-0 ne favor te Vllaznise.

Epersia e saj ka ardhur duke u thelluar gjithnje e me shume edhe ne pjesen e dyte ku ka shenuar edhe shtate gola te tjere, ku Doçi do te shenoje edhe kater gola te tjere duke plotesuar numrin 8 te tyre ne kete takim, ndersa ka shenuar edhe Esmeralda Franja tre gola.

Perfundimisht 12-0 per Vllaznine qe pas javes se 10-te te kampionatit, ngjitet ne kuoten e 30 pikeve duke udhehequr e vetme renditjen e kampionatit dhe duke ecur e sigurte drejt titullit te 10-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/