Pas ndeshjeve te kombetares, eshte rikthyer kampionati kombetar i futbollit te femrave me ndeshjet e javes se katert te tij.
Ne kuadrin e kesaj jave, Vllaznia ka pritur ne fushen e saj ekipin tjeter shkodran, ate te “Atletik Klub” dhe ne fund e ka fituar “derbin” me rezultatin e paster 4-0.
Duhet thene se vajzat kuqeblu e kane “ruajtur” disi kundershtarin dhe kete e tregon me se miri rezultati jo shume i thelle i ketij takimi. Ka ndodhur keshtu edhe ngaqe trajneri Leka ka aktivizuar shume vajza te reja ne kete ndeshje.
Dy prej golave jane shenuar ne pjesen e pare dhe mbajne per autore futbollistet Megi Doçi dhe Klaudia Borci, ndersa ne pjesen e dyte ka shenuar serish Doçi ndersa ka shenuar edhe mesfushorja amerikane Julia Ann Sattler.
Kampionati kryesohet nga Apolonia me 12 pike pas 4 ndeshjeve te luajtura, nderkohe qe Vllaznia eshte e dyta sepse ka luajtur 3 ndeshje deri tani dhe ka grumbulluar 9 pike dhe ka golaverazhin 34-0./SHKODRA-SPORT.COM/