Vllaznia e ka fituar me rezultatin e thelle 7-0 ndeshjen e kontrollit ndaj Vllaznia U21, luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Golemit.

Ndeshja eshte kontrolluar nga ekipi i pare dhe ne pjesen e pare ka qene dy here Mustedanagiç qe ka shenuar dhe kjo pjese do te mbyllej ne shifrat 2-0.

Ne pjesen e dyte ka dhenuar tre gola njeri pas tjetrit Heriç, ndersa ne fund ka qene rradha e sulmuesit Aralica per te shenuar edhe dy gola te tjere, madje ai ka humhur edhe nje 11-metersh.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Vllaznia: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Mustedanagiç, A.Hoxhaj, Latifi, Gjurgjeviç.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Qarri, Fangaj, Paloka, Adili, Shimaj, Sadrijaj, U. Hoxha, Gustavo, Heriç, Muliu, Aralica.

Nga ana tjeter, Vllaznia U21 ka nisur lojen me kete formacion: Çaku, Moleci, Xhilaj, Pusi, Troshani, Leka, Mali, Zylja, Rrasa, Gruda, Osmani. U aktivizuan ne pjesen e dyte edhe Shkoza, Peku, Ivziku.