Dje ka nisur faza e trete e kampionatit kombetar te basketbollit per femra dhe ne Tirane eshte zhvilluar nje perballje shume interesante, ajo ne mes Vllaznise dhe Studentit. Te dy ekipet ndodheshin me pike te barabarta dhe prandaj, kjo perballje konsiderohej shume delikate sepse ekipi qe do te fitonte, kishte shume shanse pastaj per te qene ne play-off.

Por Vllaznia e Bledar Gjeçajt ka treguar vlerat e saj teksa jo vetem e ka dominuar ndeshjen e luajtur ne transferte, por e ka fituar me rezultat te thelle. Ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati perfundimtar 89-52 ne favor te saj.

Ekipi shkodran e nisi mire takimin dhe qe ne perioden e pare krijoi diferencen teksa ajo do te mbyllej me rezultatin 29-13 nderkohe qe kjo epersi ka ardhur duke u thelluar edhe ne te dyten qe mbyllet 22-14 dhe kesisoj dy ekipet shkojne ne pushim me nje diference prej 24 pikesh ne favor te vajzave kuqeblu.

Epersia e tyre do te vijonte serish edhe ne te treten kur diferenca vazhdon te thellohet sepse ajo mbyllet 26-11 dhe kjo epersi ka bere qe stafi teknik i ekipit shkodran te aktivizoje ne perioden e fundit te gjitha vajzat e stoli. Ky 10 minutesh per rrjedhoje do te fitohej nga Studenti 14-12, por asgje nuk do te ndryshonte ne rezultatin perfundimtar.

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 89-52, pra me 37 pike epersi. Nje fitore qe tregonse Studenti nuk mund te matet me vajzat shkodrane qe ecin te sigurta drejt arritjes se objektivit te tyre ne kete kampionat, per te qene fillimisht ne katershe dhe pastaj, pse jo, per te synuar edhe me shume.

Ne ndeshjen e djeshme ndaj Studentit ka rene ne sy mbi te gjitha basketbollistja Imela Mala e cila ka shenuar plot 27 pike duke qene pikeshenuesja me e mire e ndeshjes. Piket e tjera per ekipin e Vllaznise jane shenuar nga Daboviç (22), Dashja (14), Bujari (12), Kolombi (10) dhe Mustafa (4).
© shkodrasport.com