Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE BOKSVllaznia grumbullohet një javë para nisjes së kampionatit

Vllaznia grumbullohet një javë para nisjes së kampionatit

Ekipi i boksit të Vllaznisë është grumbulluar që sonte në prag të kampionatit kombëtar të të rriturve që starton javën e ardhshme në Shkodër. Grumbullimi një javë përpara nisjes së kampionatit, pritet të ndikojë për mirë tek sportistët në prag të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm. Një grumbullim i tij njëjavor tek hotel “Argenti” është mundësuar nga ana e dy presidentëve të këtij ekipi Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi. Ata po i qëndrojnë afër skuadrës teksa kanë bërë të mundur edhe paisjen me bazë materiale e cila është blerë në Mal të Zi. Objektivi i Vllaznisë sigurisht që është ruajtja e titullit kampion por ky i këtij viti ka një të veçantë të madhe.

Nëse do fitohet sërish nga Vllaznia, do të jetë i 18-ti për të dhe ajo që është më interesantja sepse në të gjithë këto tituj të fituar, protagonist mbi të gjitha është një njeri: Zef Gjoni. Statistikat e sportit shqiptar zor të nxjerrin një trajner tjetër që të ketë fituar kaq tituj kampion sa ai. Megjithatë për t’ia dalë këtë herë nuk do jetë e lehtë sepse do ketë një konkurrencë shumë të madhe. Përveç Vllaznisë, për titullin kampion do luftojnë edhe dy ekipe të tjera, pikërisht Tirana dhe Dardania. Ekipi shkodran është i plotë në këtë pjesmarrje teksa do paraqitet me të gjitha peshat dhe objektivi është për të nxjerrë minimumi katër boksierë kampionë në peshat respektive.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments