HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ia del ndaj Egnatias. ‘Final 4’ vetëm një hap larg për...

Vllaznia ia del ndaj Egnatias. ‘Final 4’ vetëm një hap larg për kuqeblutë

Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit.

Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër.

Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

EGNATIA-VLLAZNIA 0-1

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments