Përplasen Skënderbeu dhe Flamurtari dhe përfiton Vllaznia. Kështu mund të cilësohet ajo çfarë po ndodh aktualisht në futbollin shqiptar. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i mbledhur sot në drekë për të analizuar ndeshjen Skënderbeu- Flamurtari të luajtur ditën e martë dhe të shoqëruar me shumë incidente, ka vendosur të dënojë fushën e korçarëve dhe njëkohësisht t’i zbresë 3 pikë vlonjatëve. Këto dy ekipe janë rivalet e mëdha të Vllaznisë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë dhe prandaj shkodranët janë të favorizuar së tepërmi për të kaluar në turin tjetër të kupës. Para ndeshjes së të dielës që do luhet në Vlorë, Flamurtari ka minus 3 pikë në renditje dhe mjafton një barazim i Vllaznisë në këtë ndeshje për t’i dhënë fund ndoshta gjithçkaje. Nga ana tjetër, Vllaznia është favorizuar edhe dënimi prej 8 ndeshjesh i fushës së Korçës,  që do të thotë se ndeshja e kthimit e kupës nuk do luhet në Korçë por në një fushë asnjanëse. Kësisoj kuqeblutë janë më të favorizuar se kurrë pikërisht në momentin kur u duk se ata kishin pak shpresa për të kaluar në gjysmëfinale të kupës. Madje edhe publikisht trajneri Vata deklaroi se skuadra e tij nuk ishte e favorizuar në krahasim me Skënderbeun dhe Flamurtarin. Por pas vendimeve të sotme të Komisionit të Disiplinës me plot gojën mund të thuhet se Vata dhe Vllaznia kanë qenë me fat. Ata tashmë e shohin veten edhe më afër kalimit në gjysmëfinale.

www.shkodrasport.com