Vllaznia eshte e fokusuar momentalisht te sezoni qe po luhet, sepse jane mes dy “zjarresh”, synimit per pjesemarrjen ne Europe dhe objektivimin per fitimin e Kupes se Shqiperise. Realisht, rezultatet e javeve te fundit nuk japin fort shpresa se kuqeblute e drejtuar nga Auron Miloti, do te arrijne synimin minimal te vendosur ne fillim te sezonit, duke pare qe eshte edhe nje kerkese e presidentit Alban Xhaferi.
Ne fakt, shkodranet jane vetem tre pike larg vendit te trete, ne nje kohe kur ne loje jane edhe 27-pike dhe ne leter duket nje objektiv me se i arritshem. Megjithate, nga ajo qe eshte shfaqur ne fushe javet e fundit, shkalla e veshtiresise eshte shume e larte, me Egnatian qe zor se mund te gaboje ne vazhdim.
Gjithsesi, kur po i afrohemi fundit te sezonit, çdo klub eshte duke bere llogarite me futbollistet qe ka ne dispozicion dhe te Vllaznia nuk mungojne futbollistet e “blinduar”, por edhe ata qe mund te dalin te lire pas mbylljes se ketij edicioni.
Klubi i ka kushtuar nje rendesi kontratave me futbollistet, ku me nje pjese te mire te tyre jane pertej nje sezoni, c’ka nenkupton se shkodranet e kane nje pjese te grupit gati per sezonin e ardhshem. Keshtu, duke u ndalur me konkretisht te futbollistet, qe aktualisht po luajne me skuadren dhe shihen si te rendesishem, njerit prej tyre i mbaron kontrata ne vitin 2026, siç eshte rasti i Geralb Smajlit.
Me pas, Kristi Qarri, Flori Spahija, Rejan Alivoda, Paolo Pjeshka, Antonio Delaj, Kristijan Vulaj, Mehdi Çoba dhe Bekim Balaj jane te lidhur me skuadren deri ne veren e vitit 2025. Nje kontrate per te qene te lidhur deri ne 2024-ten e ka edhe Esin Hakaj, Lorik Boshnjaku dhe Esat Mala. Po ashtu, perveç tyre jane edhe te rinjte te tjere te afruar ne ekipin e pare, te cilet shihen si pjese e rendesishme e projektit per sezonet ne vijim.
Nga ana tjeter, nuk mungojne as futbollistet qe u skadon kontrata me mbylljen e ketij sezoni, por me disa prej tyre kane nisur kontaktet qe te kete rinovim te metejshem, edhe pse mbetet per t’u pare perfundimi i edicionit.
Ne kete liste bejne pjese Bojan Zogoviç, Marko Juriç, Dajan Shehi, Darko Bulatovic, Erdenis Gurishta, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj dhe Kaina. Me pak fjale, te pakten 12 futbolliste kryesore te Vllaznise jane me “valixhe” ne duar nese me heret nuk do te gjendet nje marreveshje bashkepunimi. /Maringlen ZHIVANI/
Situata e kontratave te Vllaznia:
1. Geralb Smajli – 2026
2. Kristi Qarri – 2025
3. Flori Spahija – 2025
4. Rejan Alivoda – 2025
5. Paolo Pjeshka – 2025
6. Antonio Delaj – 2025
7. Kristijan Vulaj – 2025
8. Mehdi Coba – 2025
9. Bekim Balaj – 2025
10. Esin Hakaj – 2024
11. Lorik Boshnjaku – 2024
12. Esat Mala – 2024
13. Bojan Zogovic – 2023
14. Marko Juric – 2023
15. Dajan Shehi – 2023
16. Darko Bulatovic – 2023
17. Erdenis Gurishta – 2023
18. Fjoart Jonuzi – 2023
19. Herald Marku – 2023
20. Elvedin Heric – 2023
21. Arsid Kruja – 2023
22. Liridon Latifi – 2023
23. Ardit Hoxhaj – 2023
24. Kaina – 2023