Vllaznia ka nisur qe dje pergatitjet per sfiden e rradhes, ate ndaj Egnatias, nderkohe qe sot trajneri Josa i ka lene pushim futbollistet. Per t’u rikthyer serish neser ne fushen e stervitje dhe per ta bere gati si duhet ndeshjen e rradhes.

Por nderkohe dita e neserme pritet me interes nga stafi teknik dhe ai mjekesor te cilet do te verifikojne nga afer gjendjen shendetesore te futbollisteve Liridon Latifi dhe Esin Hakaj te cilet munguan per arsye demtim ndaj Tiranes.

E vetmja mungese e sigurte per te shtunen e ardhshme ne Rrogozhine eshte ajo e Herald Markut i ndeshkuar me karton te kuq ne ndeshjen e fundit dhe si rrjedhoje do te jete i skualifikuar per perballjen me Egnatian, e vlefshme per javen e katert te “Abissnet Superiore”.

Tashme duhet pare edhe gjendja e Latifit dhe e Hakajt, per te mesuar me sakte ne lidhje me mungesat e sigurta per kete takim. Megjithate stafi i Vllaznise nuk e ka shume mendjen aty sepse i duhet t’i beje planet edhe pa to.

Per fat te mire, skuadra ka nje kontigjent te bollshem lojtaresh dhe si rrjedhoje ka se kush t’i zevendesoje dhe kete e tregoi me se miri aktivizimi i te riut Smajli ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes ne rolin e mbrojtesit te majte./SHKODRA-SPORT.COM/