Kampionet e Shqiperise ne futboll per femra, lojtaret e Vllaznise se Shkodres, do te perballen sonte ne oren 20.00 me kampionet e Hungarise, lojtaret e Ferencvarosh.
Ne takimin qe do te luhet ne Poloni, vajzat shkodrane do te kene perballe nje kundershtar shume te forte i cili ne rradhet e tij ka lojtare cilesore, disa prej te cilave madje nga vende te ndryshme te botes.
Por perpos fortesise se kundershtarit, per Vllaznine ka dale ne skene nje tjeter problem shume serioz. Dy nga lojtaret me te mira te ekipit, pikerisht dy qendermbrojteset Albina Rrahmani dhe Arbiona Bajraktari, nuk do te jene te gatshme per kete ndeshje.
Kjo e dyta vinte pas nderhyrjes kirurgjikale qe kishte bere disa muaj me pare ne gju dhe ishte shume prane aktivizimit, por ditet e fundit ka ndjere serish disa shqetesime dhe stafi mjekesor i ka rekomanduar pushim.
Nderkohe Rrahmani mori nje demtim ne miqesoren me Mitrovicen dhe pavaresisht perpjekjeve te stafit mjekesor per ta rikuperuar, nuk ia ka dale dot te behet gati per sfiden e sotme.
Ne keto rrethana trajnerit Leka i duhet te sajoje dicka ne qender te mbrojtjes. Perkrah amerikanes Tidder, ende nuk eshte e qarte se cila lojtare do te aktivizohet.
Pavaresisht ketij fakti, ne kampin shkodran kane besim se mund t’ia dalin te kualifikohen ndaj Ferencvarosh. Nje besim qe vjen nga fryma shume entuziaste qe ekziston ne rradhet e lojtareve te ketij ekipi.
Ekipi ka kryer mbremjen e djeshme stervitjen e fundit pikerisht ne orarin e ndeshjes dhe po ashtu ne stadiumin ku do te perballet me Ferencvarosh dhe tashme gjithcka eshte gati per sfiden qe mund ta kualifikoje per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/