Vllaznia do te zhvilloje pasditen e sotme seancen e fundit stervitore ne pragndeshjen me Laçin dhe kjo seance do t’i sherbeje stafit teknik per te pare gjendjen e te gjithe futbollisteve dhe kush eshte i gatshem dhe kush jo.

Vete trajneri Brdariç gjate konsiderences se sotme per shtyp ka bere te ditur se mungese e sigurte deri me tani eshte vetem ajo e mbrojtesit Eni Imami i cili ende nuk e ka kaluar plotesisht demtimin qe ka patur.

Nderkohe sa i takon sulmuesit Demir Imeri, ai vetem dje ka ndjere disa shqetesime dhe gjate seances se sotme, do te shikohet konkretisht gjendja e tij, por trajneri Brdariç eshte i bindur se ai do te mundet te luaje ne sfiden e neserme.

Per te tjere nuk ka ndonje shqetesim dhe si rrjedhoje kontigjenti i lojtareve pritet te jete i bollshem dhe per stafin teknik nuk eshte problem nese mungon nje lojtar apo nje tjeter.

Kuptohet qe kjo eshte diçka e mire dhe tashme pritet vetem qe lojtaret te cilet do te luajne ne fushen e lojes te japin me te miren e tyre qe skuadra te marre nje rezultat pozitiv, i cili do t’i ndihmonte shume ne rrugen e tyre ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/