Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur fitoren e rradhës në kampionat. Ajo ka mundur Erzenin në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në Shijak. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-1 për shkodranët. Në fakt ndeshja nuk ka nisur mirë për ta. Seti i parë është fituar nga vendasit në shifrat 25-16. Por gjithçka do të përmbysej në setin e dytë teksa Vllaznia e fiton atë 25-17 duke barazuar setet.
Ajo nuk do ndalej më sepse do të fitonte edhe të tretin 25-19 dhe po ashtu edhe të katërtin 25-14 dhe krejt ndeshjen në këtë mënyrë në shifrat 3-1. Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Artan Kalaja me këtë fitore ështrë ngjitur në kuotën e 16 pikëve duke mbajtur sërish vendin e dytë në renditje pas Teutës që kryeson. Ecuria e ekipit shkodran në këtë kampionat ka qenë e mirë dhe këtë po e tregon nga ndeshja në ndeshje. Fitorja e sotme në Shijak është një tregues i punës së mirë që bëhet por edhe i seriozitetit që ajo tregon në çdo ndeshje.
www.shkodrasport.com