Vllaznia e ka humbur ndeshjen e pare miqesore te ketij prag-sezoni, ate qe ka luajtur ne Kosove ndaj Prishtines. Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne kryeqytetin kosovar, kuqeblute jane mundur me rezultatin 59-90.

Duhet thene se shkodranet nuk kane mundur dot t’i rivalizojne kundershtaret e tyre qe siç dihet jane nje ekip jashtezakonisht i mire nderkohe qe vete ata, kane vetem 10 dite stervitje.

Vllaznia vetem ne 10 minutat e para ka arritur te rivalizoje me Prishtinen dhe kjo periode eshte mbyllur me rezultatin 20-18. Ne te dyten nderkohe vendasit kane arritur te thellojne diferencen dhe ne pushimin e ndeshjes, kane fituar 47-30.

Ne te treten ka vazhduar kjo ecuri dhe ajo do te mbyllej 64-42 dhe ne te katerten ku do te mbyllej gjithçka me 31 pike diference ne favor te Prishtines. Pavaresisht humbjes, loja e ekipit shkodran ne momente te caktuara ka qene e pelqyeshme.

Formacioni i Vllaznise ne kete takim ka qene ky: Williams, Evans, Hudson, Perine dhe Lekndreaj. Nderkohe gjate ndeshjes jane aktivizuar edhe lojtaret e tjere te stolit. Neser nderkohe ne oren 15.00 kuqeblute do te luajne ne Prizren ndaj Bashkimit nje tjeter miqesore para kthimit per ne Shkoder.
www.shkodrasport.com