Mesfushori Emiliano Vila beson te Teuta për sezonin e ri. Ai thekson se “djemtë e detit” nuk janë një skuadër që bën premtime të mëdha, por në fund realizon synimet e vendosura. Ajo që ndodhi edicionin e fundit do të tentohet që të përsëritet dhe këtë vit.

Ai ka dhene nje prononcim per “Panorama Sport” ku ka folur per ndeshjen e rradhes me Vllaznine per te cilen deklaron:

“E kemi ndjekur ndeshjen e tyre të fundit me Tiranën dhe mund të them që kanë ekip të fortë. Duhet angazhim nga të gjithë për këtë përballje, pasi nuk ka ndeshje të lehta apo të vështira në fillimin e kampionatit.

Duhet që skuadra të japë 200%, pasi vetëm 100% nuk mjafton. E them këtë, duke qenë se të gjitha ekipet në start duan maksimumin e pikëve. Ndaj, ne do të futemi në fushë për të marrë pikët maksimale, siç do të synojmë në çdo përballje. Por, duke ditur që këto pikë merren në fushë, aty na takon që t’ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën tonë.

Sigurisht që jemi të qetë para ndeshjes me Vllaznine, pasi kemi marrë 7 pikë dhe në seancat stërvitore djemtë po e përgatisin më të qetë. Nuk është se ka pasur shumë ndikim edhe në ndeshjet paraardhëse. Gjithsesi, gjendja ka qenë shumë optimale përpara një ndeshjeje kampionati.