Vllaznia në atletikë është ekipi kampion për të rinj në sezonin 2021-2022. Ekipi në fjalë që drejtohet nga kryetrajneri Albert Marashi, ka përsëritur suksesin e një viti më parë, kur u shpallën kampionë.

Madje, për ekipin kuqeblu, ky është titulli i 14-të rradhazi, po aq sa ka fituar edhe me ekipin e të rriturve, duke treguar supermacinë ndaj të gjitha ekipeve të tjera.

Në fakt, përveç kryetrajnerit Albert Marashi, një punë të mirë bëjnë edhe kolegët e tjerë trajnerë të Vllaznisë, siç janë Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj. Ndërkohë, Leandro Çardaku, Genald Selhanej, Glenis Haxhiaj dhe Kolindo Kiri janë emrat e atletëve kampionë të Vllaznisë, në kampionatin kombëtar për të rinj

Të gjithë këta emra premtojnë për të ardhmen, teksa padyshim ai më i spikaturi është Leandro Çardaku, djaloshi i shpallur disa herë kampion në gara të ndryshme, jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare.
Maringlen ZHIVANI