Vjen miqësorja e dytë për ekipin e Vllaznisë. Pasditen e së mërkurës ajo do të ndeshet me Shënkollin, ekip që e ka kundërshtar në grup.

Kuqeblutë e drejtuar nga Hasan Lika zhvilluan para pak ditësh miqësoren e parë me Veleçikun dhe barazoi 1-1.

Tashmë është programuar një tjetër takim dhe sërish është thuajse një derbi, pasi përballë do të kenë lezhjanët e Shënkollit, që për të tretin sezon radhazi garojnë në Kategorinë e Parë.

Këtë sezon shkodranët do të luajnë të paktën dy ndeshje në kampionat me Shënkollin, ndërkohë që miqësorja e nesërme do të vlejë për stafin teknik të kuqebluve për të vendosur për të ardhmen e lojtarëve që kanë shkuar në Shkodër për t’u provuar.

Takimi do të nisë në orën 17.30 në fushën sportive të Shënkollit dhe do t’u shërbejë të dy ekipeve për të parë gjendjen e tyre 10 ditë para nisjes së kampionatit.
© shkodrasport.com