Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen e pare finale ndaj Teutes, ndeshje e cila eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.

Kuqeblute jane mundur me rezultatin 68-86 duke qene tashme ne inferioritet ndaj durrsakeve sa i takon numrit te ndeshjeve te finaleve te fituara, nderkohe qe do te mundohen te barazojne gjithçka te merkuren qe vjen ne “Qazim Dervishi”.

Ndeshja e sotme ka nisur me rivalitet, por me kalimin e minutave filloi te krijohej nje epersi e vendasve, nderkohe qe shkodranet u penalizuan edhe nga arbitrat me nje numer te konsiderueshem gabimesh personale, duke bere qe ata te ndikojne ne lojen e tyre.

Pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 50-42 per Teuten. U mendua se ne te dyten do te kishte me shume rivalitet por nuk do te ndodhte keshtu. Vendasit erdhen duke e thelluar distancen derisa e mbyllen ndeshjen me shifrat 86-68 ne favorin e tyre. Pikeshenuesi me i mire per Vllaznine ka qene Dobss me 20 pike.

Finalja e dyte ne mes ketyre dy skuadrave do te luhet te merkuren ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe Vllaznia padyshim qe do te tentoje fitoren per te barazuar numrin e ndeshjeve finale ne 1-1./SHKODRA-SPORT.COM/