...
HomeVOLEJBOLLVllaznia për femra gabon duke humbur 1-3 ndaj Partizanit

Vllaznia për femra gabon duke humbur 1-3 ndaj Partizanit

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka bërë një gabim jo të vogël në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Partizanit. Takimi i luajtur në “Qazim Dervishi” ka filluar mbarë për vajzat shkodrane të cilat kanë fituar setin e parë me rezultatin 25-23. Ky set i parë i fituar dha përshtypjen se ato do ta fitonin këtë ndeshje për më tepër që edhe në setin e dytë ata udhëhiqnin deri në 15-11. Pikërisht në ato momente, vajzat e trajneres Sadije Gogaj kanë gabuar në dy- tre momente duke kaluar edhe në nervozizëm dhe për rrjedhojë e kanë humbur këtë set me shifrat 21-25.

Barazimi i tyre demoralizon Vllazninë dhe u jep zemër vajzave të Partizanit që fitojnë lehtësisht setin e tretë 25-12 dhe po ashtu edhe të katërtin dhe të fundit 25-15 duke marrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Pas ndeshjes, trajneria Gogaj dhe vajzat e ekipit të Vllaznisë janë parë tejet të dëshpëruara për këtë humbje kur kishin mundësi të merrnin edhe fitoren dhe të ngjiteshin në vendin e gjashtë në renditje.Megjithatë është një mësim për ndeshjet e ardhshme për të mos nënvlerësuar për asnjë moment kundërshtarin.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.