Pasditen e sotme ka ardhur edhe humbja e gjashtë rradhazi për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Këtë herë ndaj “Goga Basket” në fushën e kësaj të fundit, në Durrës.

Vendasit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e thellë 131-86 dhe pas kësaj fitoreje, kanë marrë vendin e parë në renditje pas javës së gjashtë të kampionatit.

Ndërkohë, Vllaznia vazhdon të mbetet në vendin e fundit me gjashtë humbje të pësuara. Humbja e sotme e ekipit shkodran për më tepër ka ardhur edhe nën sytë e trajnerit të ri të saj, kroatit Neven Plantak.

Ende nuk dihet se çfarë përshtypje ka krijuar ai për ekipin megjithatë me siguri që nga e hëna gjërat do jenë krejt ndryshe për Vllazninë.

Basketboll – Superliga meshkuj, java e 6-të (9 nëntor)

Kamza Basket – Tirana, 86-82

E shtunë, 10 nëntor

Goga Basket – Vllaznia, 131-86

Teuta – Partizani, 74-78

Renditja: Goga Basket 11 pikë (5/1), Partizani 11 pikë (5/1), Teuta 10 pikë (4/2), Kamza Basket 8 pikë (2/4), Tirana 8 pikë (2/4), Vllaznia 6 pikë (0/6).
© shkodrasport.com