Vjen edhe fitorja e dytë për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë. Pas asaj të javës së kaluar me Lushnjën, pasditen e sotme ka ardhur edhe fitorja ndaj ekipit të Teutës.

Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin 3-1. Ato e kanë nisur mirë ndeshjen dhe kanë fituar setin e parë në shifrat 25-15.

Ndërkohë të dytin nuk e nisin mirë megjithatë rivalizojnë fort deri në fund por gjithsesi janë durrsaket që fitojnë 25-23 duke barazuar setet.

Kjo gjë “zgjon” vajzat shkodrane që fitojnë të tretin 25-17 dhe më pas edhe të katërtin 25-15 dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me këtë fitore duket se Vllaznia gradualisht ka nisur të hyjë në rrugëtimin e saj dhe padyshim që do të tentojë fitoren edhe në ndeshjen tjetër, atë që do të luajë në Korçë ndaj Skënderbeut vendas.
© shkodrasport.com