HomeATLETIKEVllaznia shpallet kampione në kampionatin e vrapimit në mal

Vllaznia shpallet kampione në kampionatin e vrapimit në mal

Një tjetër sukses për atletikën shkodrane. Ekipi i Vllaznisë ka arritur të shpallet pasditen e sotme kampion në garat e vrapimit në mal. Kampionati është zhvilluar në periferi të kryeqyetit dhe në të kanë marrë pjesë sportistët dhe ekipet të mira të vendit. Pas një rivaliteti të fortë, në fund ka qenë ekipi i Vllaznisë ai që ka zënë vendin e parë duke ia kaluar gjithë të tjerët. Në krye të tij padyshim që ka qenë trajneri- sportist Bledar Mesi bashkë me disa sportistë të tjerë të cilët i kanë dhuruar edhe një tjetër trofe klubit shkodran.

Bledar Mesi padyshim që nuk di të ndalet. Atleti që ka shumë trofe të fituar në karrierën e tij, ka vendosur të mos ndalet. Sot për rrjedhojë ka fituar trofeun e rradhës dhe ky padyshim është një sukses i madh për të.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments